Antidroga me aksion në Gjilan, arrestohen katër persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Antidroga me aksion në Gjilan, arrestohen katër persona

Kronika January 26, 2023 - 10:39

Brenda tri orëve, mbrëmë policia e Gjilanit ka arrestuar katër persona në raste të ndara si të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Në të tri raste të hapura në Gjilan, policia ka sekuestruar mbi 1 kg drogë.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë.

Raporti i Policisë:

Posedim i substancave narkotike

Rr. “Medlin Ollbrait”, Gjilan, 25.01.2023 – 17:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: qese plasmani me peshë 161.9 gramë, peshore elektrike për matjen e narkotikëve dhe një sasi e substancës narkotike me peshë 161 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lëndim i lehtë trupor & Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Rr. “Esat Stavileci”, Gjilan, 25.01.2023 – 19:00.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar 373.1 gramë substancë e dyshuar narkotike, po ashtu është sekuestruar një veturë me targa vendore me të cilën e posedonin të dyshuarit. Gjatë operacionit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë. Dy zyrtarëve policorë dhe njëri nga të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Rr. “Ilmi Kallaba”, Gjilan, 25.01.2023 – 20:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përreth i janë gjetur dhe sekuestruar 822.6 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.