Dy persona goditen nga vetura në Obiliq

Dy persona goditen nga vetura në Obiliq

Kronika December 09, 2022 - 19:43

Dy persona janë goditur sonte nga një automjet në Obiliq.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e dila tha se dy personat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet”, ka thënë Ahmeti, raporton Zeri.info.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.