Policia tregon kush e raportoi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga IML-ja

Policia tregon kush e raportoi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga IML-ja

Kronika December 09, 2022 - 10:16

Policia ka treguar së një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Sipas raportit të Policisë, zyrtarja kishte vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të Deharit, derisa ishte duke i seleksionuar dhe klasifikuar për t’i bartur mostrat nga Laboratori i IML-së, transmeton Zeri.info.

“Dëshmitarja femër kosovare, zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore, ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Për këtë rast dje e para ka njoftuar publikun ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ndërsa menjëherë pas konferencës janë suspenduar disa zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore. /Zëri