Aksident trafiku në Prizren, një femër dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Aksident trafiku në Prizren, një femër dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Kronika December 09, 2022 - 10:11

Mbrëmë në Prizren rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave.

Policia e Kosovës bën te ditur se si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja e veturës tjetër.

“Viktimat fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore viktima femër kosovare është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri