Rasti “Subvencionet”, policia i interviston dy persona, njëri ndalohet
Foto: Zëri / Ilustrim

Rasti “Subvencionet”, policia i interviston dy persona, njëri ndalohet

Kronika December 08, 2022 - 18:31

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me autorizim të Prokurorisë Speciale i ka intervistuar dy persona në rastin “Subvencionet”.

V.P dhe P.B, janë intervistuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., lirohet dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt, njofton policia.