Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Arllat të Drenasit [foto]

Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Arllat të Drenasit [foto]

Kronika December 08, 2022 - 10:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Arllat – Malishevë, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të lënduar.

Policia ka konfirmuar rastin për “Zërin”, ndërsa nga Komuna e Drenasit kanë bërë të ditur se viktimë e këtij aksidenti është Mifail Thaçi nga Llapushniku, transmeton Zeri.info.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Thaçi.

Telegrami i Lladrovcit për familjen Thaçi:

 

Image

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik

E nderuara Familje Thaçi,

Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!

Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit