Aksident në Bresje të Fushë-Kosovës, lëndohen katër persona

Aksident në Bresje të Fushë-Kosovës, lëndohen katër persona

Kronika December 03, 2022 - 20:56

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Bresje të Fushë – Kosovës, ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar katër persona, raporton Zeri.info.

Policia në rjaonin e Prishtinës tha se janë marrë me procedurat në vendngjarje.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Policia. /Zëri