Sokol Halili kishte shenja jete, vdiq rrugës për në QKUK
Kronika
December 02, 2022 - 15:44
Sokol Halili i vetëvrarë para pak orësh, vdekjen e të cilit fillimisht e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po del që nuk ka mbetur i vdekur në vend.
Kështu ka thënë për media kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari.
“Rrugës për në Emergjencë ka vdekur. Ka pasur shenja jete kur e ka qëlluar veten. Në Emergjencë, atje e ka konstatuar vdekjen mjeku kujdestar”, ka thënë për Nacionalen Jashari.