Babai i të dyshuarit për vrasjen në QKUK: Nuk e di ku e kam djalin

Babai i të dyshuarit për vrasjen në QKUK: Nuk e di ku e kam djalin

Kronika December 01, 2022 - 17:57

Babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit.

Sokol Haliti e ka lënë në shtëpinë e tij veturën me të cilën është arratisur mbrëmë pas vrasjes që dyshohet se e kreu në oborrin e QKUK-së. Babai i tij thotë se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hiç. Sikur me i pas ndodhë çikës teme, që i ka ndodhë asaj”, ka thënë ish-vjehrri i viktimës.

“Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, ka thënë tutje ai për T7.

Gruaja e vrarë mbrëmë para repartit të Gjinekologjisë në Prishtinë pritej të lindte sot, sipas familjarëve të saj.