Arrestohet një 73-vjeçar për armëmbajtje pa leje në Rogovë të Gjakovës

Arrestohet një 73-vjeçar për armëmbajtje pa leje në Rogovë të Gjakovës

Kronika December 01, 2022 - 14:12

Është arrestuar një 73-vjeçar në Rogovë të Gjakovës nën dyshimin e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikatorë, 22 copë fishekë dhe një thikë.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B. B., lindur në vitin 1949, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri

Image
Arma e sekuestruar