Rrahu nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Rrahu nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Kronika December 01, 2022 - 09:59

Dje është arrestuar një person, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari pas një zënke verbale të çastit që kishte pasur me nënën e tij e kishte sulmuar fizikisht atë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një zënke verbale të çastit që kishte pasur me nënën e tij, viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri