Grabiten para nën kërcënimin e armës në një market në Mitrovicë
Kronika
December 01, 2022 - 09:57
Dje në Mitrovicë është raportuar për një vjedhje parash në një market.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër, derisa ishte në vendin e punës, një person i panjohur nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur paratë e pazarit ditor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në market duke kryer pagesa në arkë, një person i panjohur nën kërcënimin e një arme të shkurtër i kishte grabitur para të pazarit ditor, i cili pas grabitjes më këmbë ishte larguar nga ai lokacion”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Zëri