Avokati Berisha: Kjo ngjarje do të jetë rasti i parë i dënimit me burgim të përjetshëm

Avokati Berisha: Kjo ngjarje do të jetë rasti i parë i dënimit me burgim të përjetshëm

Kronika November 30, 2022 - 22:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme, ku një 35 vjeçare shtatzëne dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, sipas tij kjo që ndodhi sot do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

Sipas tij, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

Postimi i plotë i Besnik Berishës, pa ndërhyrje:

Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance).

Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata.

Keshtu mendoj une!