Vrasja e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së, vjen reagimi nga SHSKUK-ja

Vrasja e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së, vjen reagimi nga SHSKUK-ja

Kronika November 30, 2022 - 19:27

Një 35-vjeçare e cila ishte shtatzënë dyshohet se pasditen e sotme është vrarë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Pas këtij rasti, ka reaguar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), të cilët e kanë konfirmuar vrasjen e 35-vjeçares, raporton “Zeri.info”.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së. /Zëri