Prizrenasi kapet në flagrancë duke vjedhur një veturë

Prizrenasi kapet në flagrancë duke vjedhur një veturë

Kronika November 29, 2022 - 10:47

Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi ishte kapur në flagrancë duke vjedhur një veturë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide, një set çelësa, si dhe një pajisje elektronike për çaktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tej thuhet se pas intervestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri