Katër të rinj shqiptarë sulmohen në sheshin e Mitrovicës Veriore

Katër të rinj shqiptarë sulmohen në sheshin e Mitrovicës Veriore

Kronika November 29, 2022 - 10:44

Katër të rinj shqiptarë janë sulmuar dje në sheshin “Car Lazari” në pjesën veriore të Mitrovicës nga disa persona të panjohur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:40, pranë monumentit “Car Lazari”, ndërsa portali në gjuhën serbe “Kossev” ka raportuar se të rinjtë që janë sulmuar janë shqiptarë, transmeton Zeri.info.

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër viktimat kanë kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Policia thotë se njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore, ndërsa rasti është regjistruar si “Lëndime të rënda trupore”. /Zëri