Burri në gjendje të dehur rrah gruan në Rahovec

Burri në gjendje të dehur rrah gruan në Rahovec

Kronika November 29, 2022 - 10:26

Një person është arrestuar për dhunë në familje të hënën në Rahovec.

Sipas Policisë, ai dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri