Vdes në QKUK punëtori që u lëndua në vendin e tij të punës në tetor

Vdes në QKUK punëtori që u lëndua në vendin e tij të punës në tetor

Kronika November 29, 2022 - 09:39

Një person ka vdekur në QKUK, pasi ishte duke u trajtuar tash e më shumë se një muaj pas lëndimit që kishte pësuar në vendin e tij të punës.

I ndjeri ishte lënduar më 13 tetor dhe deri më 28 nëntor ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur, transmeton Zeri.info.

Policia e ka cilësuar këtë rast si “Hetim mbi vdekjen”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, më datë 28.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri