Arrestohet për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje
Policia në Prishtinë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 7 copë fishekë.
Po ashtu sipas Policisë i njëjti dyshohet se kishte kryer edhe disa raste vjedhje në lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:15 në fshatin Mramor në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Fsh. Mramor, Prishtinë 25.11.2022-20:15. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 7 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje nën dyshimin se i njëjti ka kryer disa raste vjedhje (dhjetë raste) në lokacione të ndryshme, rasti procedohet në procedurë të rregullt”m thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri