Gjenden telefona dhe drogë në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë

Gjenden telefona dhe drogë në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë

Kronika November 26, 2022 - 09:51

Policia ka pranuar një informatë se brenda rrethojave të qendrës së paraburgimit është gjetur një pako ku kishte, dy telefona celular, dy numra të telefonit të pa aktivizuar dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20-:00 në Qendrën e Paraburgimit, në Novobërdë, raporton Zeri.info.

“Qendra e Paraburgimit, Pasjak-Novobërdë 25.11.2022-20:00. Është raportuar se brenda rrethojave të qendrës së paraburgimit është gjetur një pako (qese) në të cilën në brendi kishte, dy telefona celular, dy numra të telefonit të pa aktivizuar dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 31.17gram, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri