Rrahje masive në Drenas, tre persona bëhen për spital
Kronika
November 26, 2022 - 09:42
Nëntë persona, prej tyre gjashtë të mitur pas një mosmarrëveshje në një biliardo janë rrahur mes vete.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:16 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas, raporton Zeri.info.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë. /Zëri