Rrahje mes disa personave në Viti, arrestohen tre të dyshuar, dy ndodhen në arrati

Rrahje mes disa personave në Viti, arrestohen tre të dyshuar, dy ndodhen në arrati

Kronika November 26, 2022 - 09:21

Policia në Viti ka pranuar një informatë për një rrahje ku pesë persona kishin sulmuar fizikisht katër persona tjerë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Sipas njoftim të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:05 në rrugën “ Flaka e Janarit” në Viti, dhe rasti është iniciuar në Policisë si “ Vrasje në tentativë – Pjesëmarrje në rrahje” raporton Zeri.info.

“Rr. Flaka e Janarit, Viti 25.11.2022-17:05. Është raportuar për në rrahje, ku pesë të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht katër viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Tre prej viktimave janë dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Tre prej pesë të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri