Rasti në Viti, arrestohen tre persona – tre të lënduarit dërgohen në QKUK

Rasti në Viti, arrestohen tre persona – tre të lënduarit dërgohen në QKUK

Kronika November 25, 2022 - 22:41

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin e përleshjes në Viti janë arrestuar tre persona.

Bëhet e ditur se nga kjo përleshje katër persona kanë pësuar lëndime trupore me mjete të forta, ku nga ta tre persona janë transferuar në QKUK.

Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Zeri.info.

“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre (3) të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Zëri