Vdes një i burgosur në stacionin shëndetësor të burgut të Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka vdekur sot rreth orës 11:30 në Stacionarin Shëndetësor të Dubravës.
I burgosuri ishte E.D., viti i lindjes 1974, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.
“I njëjti ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.
SHKK-ja për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. /Zëri