Tri raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve në Kosovë

Kronika November 25, 2022 - 10:42

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar tri raste të dhunës në familje në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rastet e dhunës në familje janë shënuar në Prishtinë, Prizren dhe Klinë, ku viktima të dhunës janë femrat, raporton Zeri.info.

Prishtinë, 23.11.2022 - 16:00. Më datë 24.11.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtejme.

Prizren, 24.11.2022 - 16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Klinë, 23.11.2022 - 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Zëri