Arrestohet prizrenasi i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Arrestohet prizrenasi i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Kronika November 24, 2022 - 17:31

Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës sot ka arrestuar GJ.B, 24-vjeçar në Prizren, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehte trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ka qenë në kërkim policor, ndërsa arrestimi i tij është bërë në rrugën “Bedri Pejani” në bazë të urrdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “ Lëndim i lehte trupor”, raporton Zeri.info.

“Me datën e sotme 24 nëntor 2022, rreth orës 11:40 njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës , ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin GJ. B (24 vjeçar) nga Prizreni. Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i dyshuari është dërguar në Qendër të Paraburgimit në Prishtinë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetë muajve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri