Bastisje në Gjilan nën dyshimin për shpëlarje parash

Bastisje në Gjilan nën dyshimin për shpëlarje parash

Kronika November 24, 2022 - 15:03

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe lokale të të dyshuarit për pastrim parash në Gjilan.

Sipas Policisë, i dyshuari përmes rrjetit social “Tik-Tok” ka prezantuar për publikun para me ngjyrë, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të këtyre objekteve janë sekuestruar disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave, si dhe është sekuestruar një telefon.

“I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dyshohet të jetë në Republikën e Maqedonisë Veriore. Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri