Rrihet një pacient në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut

Rrihet një pacient në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut

Kronika November 24, 2022 - 09:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është rrahur një pacient në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, viktima, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Pas kësaj, viktima ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, përderisa theksohet se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar. /Zëri