Dhunohet një vajzë e mitur në Viti
Foto: Ilustrim

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Kronika November 24, 2022 - 08:58

Një rast i dhunimit seksual është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës një vajzë e mitur ka raportuar në Stacionin Policor në Viti se në tetor të këtij viti ishte dhunuar seksualisht, shkruan “Zeri.info”.

Sipas njoftimit, e mitura ishte dhunuar gjatë kohës sa ishte për vizitë në shtëpinë e motrës së saj, përderisa nuk jepen detaje nëse i dyshuari që e ka kryer këtë akt është bashkëshorti i motrës ose ndonjë tjetër person.

Policia njofton se deri tani nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Zëri