Një i burgosur thotë se u dhunua nga një i burgosur tjetër në Dubravë

Një i burgosur thotë se u dhunua nga një i burgosur tjetër në Dubravë

Kronika November 23, 2022 - 13:00

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën, rreth orës 12:00, një i burgosur është ankuar te mjeku kujdestar se është dhunuar nga një i burgosur tjetër para më shumë se një muaji.

Sipas SHKK-së, mjeku kujdestar ka bërë ekzaminimet përkatëse dhe nuk ka vërejtur shenja të dhunës seksuale.

“Megjithatë, bazuar në Praktikat Standarde të Veprimit të DSHB për këto raste, është kërkuar dhe është duke vazhduar trajtimi psikologjik dhe psikiatrik i tij. SHKK-ja menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin. SHKK-ja, bazuar në rregullat e brendshme, ia ka ofruar të gjitha mundësitë Policisë së Kosovës që të hetojë rastin, ndërsa sipas rregullave të brendshme janë marrë masat adekuate për rastin deri në përfundim të procedurës hetimore”, thuhet në sqarimin e SHKK-së.

Tutje, në reagim thuhet se SHKK-ja edhe një herë shpreh përkushtimin për parandalimin e të gjitha rasteve të dhunës në burgje dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente të veprojë me kohë dhe sipas kompetencës. /BetimipërDrejtësi