Arratiset nga Burgu i Smrekonicës një i dënuar
Foto: Ilustrim

Arratiset nga Burgu i Smrekonicës një i dënuar

Kronika November 23, 2022 - 11:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, i cili ishte duke vuajtur dënimin e tij në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, është arratisur.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mesditën e 19 nëntorit, ku i dyshuari, pasi ishte liruar për pushim dyditor, nuk është paraqitur fare në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

“Është arratisur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte liruar për pushim dyditor nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare. I dyshuari - dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Arratisja e të dënuarit është duke u hetuar nga organet gjegjëse. /Zëri