Rrahu nënën dhe gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Kamenicë
Foto: Ilustrim

Rrahu nënën dhe gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

Kronika November 23, 2022 - 11:44

Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në qytetin e Kamenicës.

Sipas raportit të Policisë, një person ka rrahur nënën dhe bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij, dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri