Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në Prizren, ku vetura ka goditur për vdekje 61-vjeçaren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit, rreth orës 05:30.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Viktima me autoambulancë ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjellë për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.