Aksident i rëndë në Rogovë të Hasit, vetura godet çiklistin
Foto: Ilustrim

Aksident i rëndë në Rogovë të Hasit, vetura godet çiklistin

Kronika November 23, 2022 - 10:10

Dje në fshatin Rogovë të Hasit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një veturë ka goditur një çiklist.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes nga vetura, shkruan “Zeri.info”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditur çiklistin – viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe Spitalin Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri