E mitura ngacmohet nga një i dehur në Prizren
Foto: Zëri / Ilustrim

E mitura ngacmohet nga një i dehur në Prizren

Kronika November 22, 2022 - 14:36

Një person është arrestuar në Prizren, pasi kishte ngacmuar një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, shkruan “Zeri.info”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri