Digjet edhe një veturë në veri të Mitrovicës [foto]

Digjet edhe një veturë në veri të Mitrovicës [foto]

Kronika November 22, 2022 - 10:17

Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Pronari i veturës i ka thënë mediumit lokal serb “KoSSev” se ai e kishte parë veturën të djegur në mëngjes kur ishte zgjuar të shkonte për në punë, shkruan “Zeri.info”.

Sipas tij, vetura ka qenë e parkuar afër shtëpisë së tij, aty ku e parkon zakonisht.

“E kam parkuar aty ku parkoj gjithë kohën. Nuk u besoja syve kur u nisa për në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, ka thënë për “KoSSev” pronari i veturës.

Ai thotë se vetëm në mëngjes e ka parë që vetura e tij ishte shkrumbuar, përderisa theksoi se nuk i ka thirrur zjarrfikësit.

“Zjarrfikësit sot më kanë informuar se vetura më është djegur mbrëmë, një orë pas mesnate. Ata kanë arritur që t’i merrnin dokumentet që ishin në veturë dhe m’i kanë dhënë”, u shpreh ai, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Pronari i veturës thotë se nuk ka ndonjë motiv ose ndonjë person të dyshuar që mund të ketë djegur veturën e tij.

“Nuk i mbaj inat askujt. Unë kam vite që punoj privat. Nuk punoj në asnjë institucion publik, as sipas sistemit kosovar e as atij serb. Aty ka qenë edhe një veturë tjetër me targa të Kragujecit”, ka treguar tutje pronari i veturës tashmë të djegur.

Ai po ashtu ka theksuar se Policia i kanë thënë se do ta hetojnë rastin, përderisa shton se nuk ka mbetur asgjë nga vetura e tij. /Zëri
 

Image
Image
Image
Image