Vrau tezakun e tij vitin e kaluar, gjakovari dënohet me 20 vjet burgim
Foto: Laura Hasani

Vrau tezakun e tij vitin e kaluar, gjakovari dënohet me 20 vjet burgim

Kronika November 21, 2022 - 15:56

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 20 vjet burgim të dyshuarin me inicialet D.P., pasi i njëjti kishte vrarë tezakun e tij vitin e kaluar, pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, vrasja kishte ndodhur në fshatin Nec të komunës së Gjakovës, ku pas fjalosjes së palëve D.P. kishte shtënë me pushkë gjuetie mbi të ndjerin tashmë D.GJ., duke e lënë pa ndjenja.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale ‘Vrasja’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, njofton Prokuroria Themelore në Pejë. Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 20 vjetësh e gjashtë muajsh”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga PTH në Gjakovë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore të Gjakovës:

Me datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit, me tu kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe valluan e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos ti bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë ne oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij pikërisht në anën e djathtë te gjoksit, dhe si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij.