Policia e Ferizajt, për një javë 80 gjoba për përdorim telefoni gjatë vozitjes
Foto: Laura Hasani

Policia e Ferizajt, për një javë 80 gjoba për përdorim telefoni gjatë vozitjes

Kronika November 21, 2022 - 14:18

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga 14-20 nëntor 2022, ka shqiptuar këto kundërvajtje:

“Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar 426 gjoba, tejkalim në vije të plotë ose vend të ndaluar 9 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit 6 gjoba, drejtimi i automjetit pa patentë shoferi 22 gjoba, kyçja e parregullt në rrugën kryesore 2 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues 6 gjoba, kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve 40 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 36 gjoba , mospërdorimi i rripit të sigurisë 205 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes 80 gjoba, kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 659 gjoba, heqje e patentë shoferit 20 shoferëve”.

Në total, 1491 gjoba.

Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente: “Aksidente fatale s’ka, aksidente me lëndime 14 dhe aksidente me dëme materiale 27”.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e Policisë.