Iku nga Greqia drejt Italisë, kush ishte 37-vjeçarja që u vra nga ish-burri e la pas një vajzë?

Iku nga Greqia drejt Italisë, kush ishte 37-vjeçarja që u vra nga ish-burri e la pas një vajzë?

Kronika November 21, 2022 - 13:56

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku një çift shqiptarësh u gjetën të vdekur në banesë.

Sipas hetuesve çifti u vra me thikë nga autori që dyshohet të jetë ish bashkëshorti i Vera Myrtajt, 37 vjeç. Ajo njihej dhe me identitetin Mynevere Karabollaj.

Viktima e dytë është Merkuri Flonino, 23 vjeç, raportojnë mediat italiane, partneri i 37-vjeçares. Mësohet se gruaja kishte rreth 8 vjet në Itali, ku ishte shpërngulur nga Greqia.

Ajo kishte jetuar në Spinea që prej vitit 2015 dhe kishte nisur një lidhje të re me 23-vjeçarin prej disa kohësh, shkruajnë mediat italiane, pothuajse rreth 1 vit.

Pas krimit, mësohet se autori i ka dhënë fund jetës , pasi trupi i tij, është gjetur në Mira, në ambientet e një kompanie.

Alarmin e ngriti rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës, 20 nëntor vajza 15-vjeçare e Vera Myrtajt e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët e saj pasi tentoi të kontaktonte në telefon me mamanë.

Nga ana tjetër, fqinjët telefonuan policinë e cila gjeti trupat e pajetë në banesën e çiftit. /Gazeta Express