Edhe dy muaj paraburgim ish-policit boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Istog

Edhe dy muaj paraburgim ish-policit boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Istog

Kronika November 21, 2022 - 13:08

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin ish-policit boshnjak Ekrem Bajroviq, i cili akuzohet për vrasjen e 18 civilëve shqiptarë, në masakrën e vitit 1999, në fshatin Saradran të Istogut.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit E.B. në kohëzgjatje prej dy muajsh, e cila masë do të llogaritet nga datë 19 nëntor 2022 dhe do të zgjasë deri më datë 19 janar 2023”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore për Klan Kosovën.

Bajroviqi u arrestua më 19 tetor, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Atij fillimisht i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.