Shtatë persona rrihen mes vete në Prizren, ka edhe të lënduar
Foto: Ilustrim

Shtatë persona rrihen mes vete në Prizren, ka edhe të lënduar

Kronika November 21, 2022 - 11:59

Policia ka bërë të ditur se dje në fshatin Reqan të Prizrenit shtatë persona janë përfshirë në një rrahje, pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete.

“Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje që kishin ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri