Hajnat hyjnë me forcë në shtëpinë e një personi, vjedhin stoli ari

Hajnat hyjnë me forcë në shtëpinë e një personi, vjedhin stoli ari

Kronika November 21, 2022 - 11:46

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Pejë është raportuar një vjedhje në shtëpinë e një personi.

Në raportin e Policisë thuhet se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një personi dhe kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të ndryshme, shkruan “Zeri.info”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të ndryshme. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri