36-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në Skenderaj Policia thotë se është shtetase e Maqedonisë së Veriut
Kronika
November 21, 2022 - 11:07
Pasditen e djeshme në fshatin Llaushë të Skenderajt një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 17:40 dhe se viktima ishte shtetase e Maqedonisë së Veriut, shkruan “Zeri.info”.
“Raportohet se viktima femër, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia është duke e hetuar këtë rast. /Zëri