Ishte duke shkuar në punë, ky është kadeti i Policisë që vdiq sot në aksident trafiku [foto]

Ishte duke shkuar në punë, ky është kadeti i Policisë që vdiq sot në aksident trafiku [foto]

Kronika November 21, 2022 - 10:17

Një kadet i Policisë së Kosovës, rreth 30 vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në Jashanicë të Klinës, teksa po shkonte në punë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 Policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.

Media lokale “Klina.info” raporton se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë.

Image