Vdes një punëtor në Fushë-Kosovë, u rrëzua në vendin e punës

Vdes një punëtor në Fushë-Kosovë, u rrëzua në vendin e punës

Kronika November 20, 2022 - 08:34

Një punëtor ka vdekur në Fushë-Kosovë pasi është rrëzuar nga objekti ku po punonte.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:55, ka bërë të ditur Policia, raporton Zeri.info.

Sipas PK-së, mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës dhe se rasti është duke u hetuar.