Parandalohet futja e mbi 300 kg mjaltë të kontrabanduar në Kosovë

Parandalohet futja e mbi 300 kg mjaltë të kontrabanduar në Kosovë

Kronika November 19, 2022 - 19:06

Në dy raste të ndara parandalohet kontrabandë me mallra

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në vend.

Sipas PK-së, sot rreth orës 13:00 në fshatin Komogllav është vërejtur një automjet i dyshuar që kishte të ngarkuar mjaltë, e cila nuk posedonte asnjë dokument, raporton Zeri.info.

“Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr.

37 x 12 = 444 Kavanoza

444 x 720Gr = 319.680Kg”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Rasti i dytë ka ndodhur në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur:

• 60 litra alkool 40%, Zhollta,

• 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali

• 6 litra alkool 40%, Stomaklia.

“Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave”, thuhet në komunikatë. /Zëri