Dhunoi një femër që raportohej e zhdukur, arrestohet prizrenasi

Dhunoi një femër që raportohej e zhdukur, arrestohet prizrenasi

Kronika November 19, 2022 - 10:11

Policia në Prizren të premten ka arrestuar një person pasi që in njëjti dyshohet se ka kryer veprën “dhunim”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se raportimi është bërë me datën 17.11.2022 ndërsa i dyshuari është arrestuar më datën 18.11.2022 në Prizren, raporton Zeri.info.

“Prizren 17.11.2022 – NN. Me 18.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare e cila ka qenë e raportuar e zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri