Gjashtë persona rrihen mes vete në Prizren, arrestohen nga policia

Gjashtë persona rrihen mes vete në Prizren, arrestohen nga policia

Kronika November 19, 2022 - 10:01

Policia në Prizren ka arrestuar gjashtë të dyshuar pasi që të njëjtit janë rrahur në mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00 në rrugën “ Hamit Bojniku” në Prizren , raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor|, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri