I burgosuri në Dubravë i sulmon dhe tenton t’i vrasë dy të dënuar të tjerë
Kronika
November 19, 2022 - 09:54
Një person i dyshuar raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë ka kryer veprat lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:35-10:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, raporton Zeri.info.
“Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë” thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. /Zëri