Sulmohen seksualisht dy të mitura, njëra në Podujevë, tjetra në Mitrovicë

Sulmohen seksualisht dy të mitura, njëra në Podujevë, tjetra në Mitrovicë

Kronika November 19, 2022 - 09:13

Dy të mitura në lokacione të ndryshme të Kosovës kanë rënë pre e sulmit seksual.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se dy të miturat janë sulmuar seksualisht ku njëra është raportuar në Podujevë dhe tjetra në Mitrovicë, raporton Zeri.info.

E mitura nga Podujeva dyshohet se është sulmuar nga tre persona ndërsa e mitura nga Mitrovica, ishte raportuar si person i zhdukur.

“Podujevë: 18.11.2022- Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”.

“Mitrovicë: 18.11.2022-Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Zëri